Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Për pak ditë do të nisë projekti i Ministrisë së Arsimit për 3 lëndë në 6 orë.
Zëvendës/ministrja e MAS, Besa Shahini, tha se përkundër pretendimeve nisma është konsultuar dhe shumica e mësuesve e kanë përqafuar.
Në një intervistë për Ora News, Shahini tha se janë realizuar të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe gjithçka është gati për 1 shkurt.
Shahini: E kemi konsultuar projektin, kemi bërë sondazh me 13 mijë mësimdhënës që janë në sistemin arsimor në Shqipëri, 75% të tyre janë plotësisht dakord me nismën. 25% e tyre kanë qenë dakord por kanë pasur dilema dhe pyetje.5% e tyre kanë qenë plotësisht kundër. Është pranuar shumë mirë nisma prej mësuesve që e kanë parë të nevojshme të rritet koha që ata punojnë me nxënësit e tyre. Zbatimi fillon me 1 shkurt, do të bëhet një riorganizim i orëve, është bërë një trajnim me të gjithë mësuesit deri tani. Kjo do të aplikohet në të gjitha shkollat e Shqipërisë por janë të përjashtuara klasat e 12, kanë tjetër lloj pune për vitin e funit para se të përgatiten për Universitet. Klasat e 9 kanë fleksibilitet për ta implementuar ose jo, në të gjitha klasat e tjera do të implementohet duke pasur një fleksibilitet të madh deri në nivel shkolle dhe klase për mënyrën sesi do të çiftëzohen orët. Besoj që me përgatitjet që janë bërë do të shkojë gjithçka në rregull.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!