Në samitin 2-ditor të NATO-s që po zhvillohet në Madrid të Spanjës, Shqipëria përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama që shoqërohet edhe nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Mikpritjen ua dha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg si dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez.
Por pas fotos familjare që mbahet si zakonisht në raporte të tilla, ra në sy një bisedë e gjatë e Kryeministrit shqiptar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Vetë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka zbardhur se temë e diskutimit ishte roli që ka luajtur Shqipëria në Këshillin e Sigurimit por edhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”.
Më tej Rama thotë se vlerësoi marrëveshjen që i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
“Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh”.
Kreu i qeverisë shqiptare bën të ditur gjithashtu se gjatë takimit të NATO-s kërkoi që Kosova të bëhet pjesë menjëherë e mekanizmit të partneritetit për paqe, ndërsa u kërkoi vendeve që ende nuk e kanë njohur atë të rivlerësojnë qëndrimin.
“Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën - pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”.
Gjatë punimeve të samitit Rama u takua edhe me krerë të tjerë shtetesh. Samiti vijon edhe të enjten ku Kryeministri shqiptar do të zhvillojë disa takime të tjera të rëndësishme.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!