#oranews #banoretehotit #hotipadrita #mungesadritaveneshkoder
Një përfaqësi e banorëve të Hotit në njësinë administrative Rrethina kanë protestuar para OSHEE Shkodër pasi prej disa netësh kanë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë mbrëmjes.
Ata kanë mbajtur një takim me dyer të mbyllura me përgjegjës të këtij institucioni, ndërkohë që në dalje nga takimi u shprehën të pakënaqur me sqarimin. Ata kanë paralajmëruar bllokim të rrugës së Hotit nëse problematika nuk zgjidhet.
"Jam banor i Hotit të Ri, tash katër netë nuk kemi drita. Vijnë një orë dhe ikin, si me qenë në mesjetë. I paguajmë si më i miri dhe kur vijnë tensioni është shumë i dobët, nuk punojnë pajisjet. Jemi pa drita, nesër bllokojmë rrugën."
"I kemi pyetur pse fiken dritat në të njëjtin orar? Fryn erë, bie shi? Hoti i Ri është pa drita. Në temperatura -5 Gradë nuk është normale me i fik dritat."
"Para dy ditësh mu djeg lavatriçja, plasi prej dritave".
Janë rreth 400 abonentë që kanë stakim të energjisë por zgjidhja nuk duket e shpejtë. Këtë lanë të kuptojnë përfaqësues të OSHEE në një reagim për mediat, ndërsa mohuan që OSHEE po bën stakime të qëllimshme në Hot.
"Afati është shumë i shkurtër, projektet janë realizuar në 2020 dhe janë për miratim në Tiranë".
"OSHEE nuk bën stakime, nëse bëjmë do i stakojmë në gjithë zonat. Kur ka defekt ka vetëm në Hot, nuk ka gjë të qëllimshme nga OSHEE".
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!