Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë operacionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë nr 2, apasia qarkullonte me armë zjarri me vete.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tracing” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Samet Brahimi dhe Sergeto Turullaj.
Në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.
“ Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari. Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, me një automjet tip “Volksëagen”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tracing”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; S. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.
Në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin S. T. Gatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas policisë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Arrestim#TopChannelNews
Ещё видео!