Ish-deputeti Alqi Bllako u nxor nga kafazi i qelqtë i Gjykatës së Posaçme me pranga në duar siç duket në këto pamje dhe me humbjen e parë përballë drejtësisë.
Ai do të dërgohet në paraburgim me vendim të gjyqtares Irena Gjoka, ku do të presë hetimet e mëtejshme të SPAK për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për të ashtuquajturën afera e inceneratorëve.
Gjykata nuk pranoi kërkesën e dy avokatëve Sokol Hazizaj dhe Elis Bilali për të zbutur masën e sigurisë me argumentin e mungesës së provave dhe konfirmoi qëndrimin e tij në burg.
Për Hazizajn, Bllako ka qenë vetëm përcjellës i akteve të prodhuara nga dikush tjetër.
“Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako. Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave”, tha ai.
Por SPAk pretendon se në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Mjedisit, Bllako në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi kanë ndryshuar kategorinë e pronës për vendin ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16 milionë Lekësh.
Gjithashtu Prokuroria thotë në dosje se ish-deputeti ka përfituar rreth 15 milionë Lekë ryshfet për favorizimin e kompanisë fituese të inceneratorit të Fierit.
Tv Klan
#AlqiBllako
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!