3 persona kanë rënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarët evropianë nëpërmjet call centerve. Gjok Rrika, Gledia Myrta dhe Renaldo Metaj janë arrestuar në ambientet e kthyera në call center në rrugën “Sulejman Delvina”. Personat në fjalë mashtronin shtetasit e huaj, duke u prezantuar si agjent shitjesh, më pas ata të investonin në Forex.
Gjatë aksionit të policisë për kapjen e tyre, të rinjtë kanë penguar punën e policisë, duke fikur serverin kryesor. Në këtë mënyrë do të fshiheshin të gjitha të dhënat. Ndërhyrja e policisë në moment solli kapjen e tyre dhe sekuestrimin e disa pajisjeve të përdorura.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhënat e personave që dyshohen se janë mashtruar nga tre të rinjtë e arrestuar. Sipas informacioneve bëhet me dije se viktima të mashtrimit janë shtetas nga vendet e zhvilluara evropiane. Ata investonin, teksa më pas mashtruesit shqiptarë largoheshin me shumën e parave në llogaritë bankare.
Një situatë e tillë u regjistrua muaj më parë, ku policia zhvilloi një aksion madhor për kapjen e këtyre personave, por duket se ka ende nga ata të cilët punojnë në ambiente sekrete.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#CallCenter#Tiranë#TopChannel
Ещё видео!