Policia dhe KFOR-i po monitorin situatën e sigurisë afër objektit të komunës në Mitrovicën e Veriut ku do të betohej kryetari i ri i dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, Erden Atiç.
Me të hyrë ai në objektin e komunës, u vendos edhe flamuri i Kosovës në këtë ndërtesë. Atiç gjatë ceremonisë së betimit tha se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim.
Në këtë seancë ai e ka emëruar edhe nënkryetaren e Komunës, që është Katarina Axhançiç nga radhët e komunitetit serb.
Në betimin e Atiç ishte i pranishëm edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili u pyet për vendimin e hapjes se urës së Ibrit për të cilin tha se janë në procedura të kontrollimit të ligjshmërisë.
Menjëherë pas ceremonisë Lista Serbe ka mbajtur një konferencë për media. Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç ka thënë se është okupuar veriu i Kosovës.
Tv Klan
#erdenatic #mitrovic
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!