#oranews #xhamiaeplumbit
Me një fond prej 6 milion eurosh nga qeveria turke, Xhamia e Plumbit në Shkodër po i nënshtrohet një ndërhyrje të plotë rehabilituese, që shpëton këtë objekt edhe nga rreziku i përmbytjeve çdo dimër! Gazetari Bepin Kolvataj ndoqi ecurinë e punimeve dhe bisedoi me specialist dhe përfaqësues të besimit Musliman në kryeqendrën e veriut për këtë projekt, milionë eurosh për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit në qytetin e Shkodrës.
Ndërhyrja e fundit ishte bërë në 1865 pas përmbytjes së madhe të Shkodrës.
“Në pjesën e brendshme të objektit është hequr çimentimi i mureve dhe rivlerësimi i gjithë sipërfaqes ku është ndërhyrë në mënyrë të gabuar. Po instalohet edhe diga që zgjidh edhe përmbytjen.”
Në oborrin xhamisë së Plumbit kanë dalë në sipërfaqe edhe gjetje arkeologjike, që për specialistët janë dëshmi historike të rëndësishme.
“Me këtë elemente të zbuluar i jepet më shumë peshë peizazhit të zonës.”
Nisja e punës për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit është pritur me gëzim nga besimtarët dhe komuniteti mysliman, jo vetëm në Shkodër.
“Kishte kohë që bëheshim gati sepse kishte premtime nga të gjitha anët.”
Arkitektura e Xhamisë së Plumbit është unike.
Është e vetmja në Shqipëri që para se të hysh në sallën faljes, ka një oborr me kolona të gjera
Miksim i stilit osman me atë arab, çka e rendit mes 50 xhamive më të bukura në botë.
Është shpallur monument kulture në vitin 1948.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!