#oranews #erdogan #kryeministria #rama
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon sot një vizitë në Tiranë. Ai është pritur në aeropportin "Nënë Tereza" nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndërsa pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 11:00. Presidenti Erdogan, do të zhvillojë takim me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Më pas ai do të ketë një konferencë për mediet me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Drejtoria e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara ku do të ketë edhe bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës në Tiranë.
Drejtuesit e automjeteve duhet të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!