#oranews #elbasan
Në kulmin e krizës financiare dhe kur Shqipëria renditet në shtetet me më shumë familje të varfëra, qeveria ka vendosur të vijojë me procedurën për ndërtimin e pistës së garave me makina.
Janë rreth 357 milionë lekë ose rreth 3 milionë euro që do të paguhen për realizimin e saj në Elbasan.
Sipas dokumenteve zyrtare në garë kanë marrë pjesë 20 kompani, ndërsa bashkia e Elbasanit kishte vënë në dispozicion rreth 5 milionë euro.
Fituesi i këtij tenderi është bashkimi i operatorëve “S.M.O.UNION”, “BLERIMI” dhe “SMO VATAKSI” që do të duhet të realizojë projektin brenda 12 muajve.
Në fakt nshuma prej 3 milionë eurosh do të jepet vetëm për një nga lotet e projektit e më konkretisht në rrugët Nezir Muzhaqi, Zija Luniku, Gjergj Arianiti dhe Bexhet Hyti. Këto janë pamje për disa nga punimet e parashikuara për tu bërë në qytet.
Në fakt i pari që ka publikuar pamje të pistës së garave me makina ka qenë vetë kryeministri Rama, i cili në gusht të vitit 2021 ka deklaruar se projekti është realizuar në bashkëpunim me FIA.
Në total pista pritet të jetë 5 kilometër ndërsa kompleksi do të ketë 500 mijë m2. Më herët është deklaruar se investimi nuk do të jetë vetëm për makinat, por do të shërbejë edhe për një sërë aktivitetesh të tjera, të paktën nga ajo çfarë është premtuar.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!