Aktivistët pro rusë në serbi iu bashkuan protestuesve nacionalistë jashtë presidencës këtë javë, në treguesin më të fundit të rritjes së ndikimit rus – shkruan BBC. Duke thirrur “Jo dorëzim’ dhe ‘Tradhëti”, ata kërcënuan me protesta të dhunshme nëse serbia mbështet planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Presidenti aleksandër vucic, i quajti protestuesit ‘Anti-serbë”. Qeveria tha se nuk besonte se Moska i kishte nxitur protestat por lufta ka shtuar ndjeshëm tensionet në Beograd. Kërcënime me vdekje janë bërë në adresë të presidentit nëse ai firmos marrëveshjen për kosovën dhe tre persona janë akuzuar tashmë për tentativë për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues në Serbi. Mes tyre është edhe lideri i ekstremit të djathtë në Serbi, Damjan Knezevic, i cili organizoi protestat. Ai publikisht ka mbështetur grupin e mercenarëve rusë Vagner, që ka luajtur një rol të madh në luftën e Rusisë në Ukrainë. Ai së fundmi është fotografuar edhe duke vizituar zyrat e grupit në shën Pjetërburg. Një tjetër person është arrestuar pasi kishte marrë një pushkë-snajper në protestë. E ndërkohë, nënvizon BBC, Vucic doli në televizion për të akuzuar organizatorët e protestës se janë paguar me para të huaja, e për të premtuar se Serbia nuk do të thyhej kurrë para gënjeshtrave, kërcënimeve dhe pushkëve. “Unë nuk kam nevojë që dikush nga Vagneri të më kapë për dore dhe të më tregojë se cfarë mund dhe nuk mund të bëj”, tha ai. Por në anën tjetër, serbia është e ndarë mes rusisë dhe perëndimit. “Unë do të bëj gjithcka për nënën serbi dhe nënën rusi. Ato janë e njëjta gjë”, thotë Vlado Stanic, që ka beshur një bluzë në të cilën është stampuar imazhi i Vladimir Putinit. Ai flet për carin Putin, përsërit propagandën ruse si papagall dhe flet për luftë kundër fashistëve dhe nazistëve. Në anën tjetër, Cedomir Stoikovic, një nga zërat më të fortë në serbi kundër nrikimit rus, paralajmëron se Serbia është nën një okupim hibrid. “Për 15 vite rusia ka kryer një operacion të stërmadh në serbi. Shërbimi i tyre i inteligjencës, është i pranishëm në shkallë të gjerë këtu. Ata sjellin para, blejnë media dhe gazetarë” – shton ai. Dhe në fakt, shpesh janë parë në Beograd tituj gazetash si “Ukraina sulmon Rusinë”, ose Zelenski akuzon Perëndimin se ka tradhëtuar Ukrainën...”Nuk është Rusia kundër Ukrainës, por rusia kundër NATO-s, thonë disa serbë që duket se nuk e kanë falur kurrë aleancën perëndimore të mbrojtjes që sulmoi në 1999 forcat e Milloshevicit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BBC#TopChannel
Ещё видео!