Goditja e grupeve kriminale dhe lufta pa kompromis me krimin ishte kërkesa që Ministri Brendshëm Fatmir Xhafaj iu drejtoi strukturave të policisë në Shkodër e Lezhë. Gjatë këtyre takimeve ministri Xhafaj prezantoi dhe drejtuesit e rinj të policive vendore në Shkodër e Lezhë.
Në çdo qytet të Shqipërisë ku shkel mesazhi i drejtohet të njëjtëve uniformave blu.
"Në kuadrin e operacionit "Forca e Ligjit", ky do të jetë fokusi kryesor.
Ne duam dhe jemi të vendosur për t’i goditur fort këto grupe kriminale, por njëkohësisht për t’u prerë atyre dhe lidhjet ekonomike dhe asetet ekonomike që kanë vendosur apo që i kanë si mjet dhe si instrument për të ushtruar veprimtari kriminale"- deklaroi Xhafaj.
Nga Lezha Ministri i Brendshëm kërkon rezultate në luftën ndaj grupeve kriminale kryesisht atyre në Kurbin, por edhe në ndëshkimin e abuzivizmit me pronën publike në Lezhë e Shëngjin.
"Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht.
Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë eficiente, do të jenë të suksesshme.
Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale"- u shpreh Xhafaj.
Ministri Xhafaj ka prezantuar para strukturave vendore Ferdinand Marën si drejtuesin e ri të Policisë Vendore të Lezhës. I shoqëruar edhe nga Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu udhëtuan edhe drejt Shkodrës.
Në qendrën e Veriut të Shqipërisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu renditi prioritetet për vitin 2018.
“Vendosëm prioritetet që do të ketë drejtoria e Shkodrës për këtë vit, janë objektiva që i ka policia e shtetit. Fokusi është të goditja e grupeve kriminale, prioriteti i dytë do të jetë goditja e personave që janë evidentuar si persona që kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin e sipërfaqes së kultivimit të bimëve narkotike. Në Shkodër kemi persona që ushtrojnë aktivitet kriminal, policia është duke i goditur”- tha Veliu.
Vehbi Bushati është drejtuesi i policisë në këtë rajon që u prezantua nga vetë ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj.
/abcnews.al
Ещё видео!