#oranews #saliberisha #pd #themelimipd
Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD ka numëruar arritjet e PD ndër vite si dhe disa nga gabimet që sipas tij ka bërë kjo qeveri.
Sa i përket arritjeve Sali Berisha tha: Në qeverisjen e saj kjo parti arriti rezultate të jashtëzakonshme të dëshmohet lokomotivë e proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike. Arriti të vendosë tregun e lirë në themel të ekonomisë. Arriti në vitin 2008 që Shqipëria të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, të shumëfishojë investimet e huaja të transformojë infrastrukturën.
Por sipas Berishës PD ka bërë dhe gabimet e saj për të cilat thotë: Ajo bëri gabime historike me tolerimin e skemave piramidale, dorëzoi pushtetin me votë ndaj një rebelimi, përzuri po me votë të lirë ata që erdhën me rebelim në pushtet. Në 2013 dorëzoi pushtetin dhe doli në opozitë.
Kjo është historia më demokratike e një force politike, dëshmia më e fortë e karakterit demokratik të saj. 7 vite në opozitë ishin vite fatkeqësie. Të jesh në opozitë nuk është turp, të jesh opozitar i vërtet je pushteti moral i vendit se qëndron gardian i interesave të qytetarëve se nuk të josh asgjë tjetër.
Sa i përket udhëheqjes së PD nga Basha, Berisha u shpreh se "Me Bashën Partia Demokratike ishte fasadë, dekor i qeverisë".
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!