Përralla e vjetër dhe aq e dashur për fëmijët, “Kësulëkuqja” me regji nga Paolo Comentale çel sezonin e Teatrit Kombëtar të Kukullave. Si rrallëherë artistët profesionistë argëtuan vogëlushët që ishin të shtuar në Pavijonin e Pediatrisë.
Teksa fëmijët dëgjonin historinë e përrallës, ku Kësulëkuqja e vogël shëtit nëpër pyll për t’i çuar disa ushqime gjyshes së saj, takon ujkun, i cili maskohet më vonë si nëna e saj. Drejtori i këtij institucioni flet për strategjinë që do të ndjekë këtë sezon për të qenë më pranë fëmijëve
Kemi zgjedhur që ta fillojmë sezonin e ri artistik në spitalin e pediatrisë së fëmijëve për të treguar një aspekt social të teatrit. Ata fëmijë që e kanë të pamundur që të shkojnë në teatër për të prekur skenën, shkojmë ne tek ata. I gjithë stafi i Qendër Kombëtare për Fëmijë vendosi që këtë vit ta nis ndryshe sezonin artistik, duke dhënë një mesazh që Teatri i Kukullave nuk është për fëmijët që jetojnë në qendër, por një institucion kombëtar që shkon atje ku shkojnë fëmijët.
Erion Isai, drejtor i Teatrit të Kukullave
Por sa interaktive do të jenë shfaqjet, që fëmijët të përfshihen?
Më së pari ne jemi nisur për shfaqjet për t’i sjell në kohë edhe për t’i adeptuar me ritmin që ka tv. Që nga shfaqja e parë skenografia është në veprim teknologjik, duke krijuar interaktivitet edhe përqasje me fëmijët. Shfaqjet fillojnë në një ndëraktivitet rritës, ku kukullat bashkëveprojnë me teknologjinë, që personazhet të ndërtojnë komunikim me fëmijët dhe të bashkëveprojnë me ta.
Erion Isai, drejtor i Teatrit të Kukullave
Këtë sezon artistik fëmijët do të shohin 10 premiera. Premiera e parë në Teatrin e Kukullave është“Princi Bretk” në datë 20 shtator.
Ещё видео!