Një tragjedi ajrore ka arritur të shmanget mesditen e së premtes pas një avari në një avion të linjës Tiranë-Bologna.
Lajmi është bërë I ditur nga mediet italiane, të cilat shprehen se avioni në fjalë po fluturonte në lartësinë 11 mijë metra mbi detin Adriatik, pranë Gargano, kur një defekt në motorin e djathtë detyroi fluturimin e Boing AWT 229 Tiranë-Bologna të bënte ulje emergjente në Bari. Aeroplani preku pistën e ndalimit të Karol Wojtyla në orën 1.12 të drekës, një orë pas nisjes nga kryeqyteti shqiptar.
Të njëjtat burime shkruajnë se pilotët devijuan nga rruga e planifikuar kur avioni, i cili mban peshën e aktivitetit të tij 31-vjeçar mbi krahë, ndodhej në brigjet e Vieste. Boeing do të kishte zbritur vetëm me një motor të ndezur, një eventualitet për të cilin avionët gjithsesi janë projektuar.
Manovrat emergjente shkaktuan vonesa në nisjen dhe mbërritjen e avionëve të tjerë në Bari, ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo dëme të tjera në struktura.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tiranë#Bolonja
Ещё видео!