Lajme Arkiva 2009
Inspektorët e Shëndetit Publik në qytetin e Lushnjës janë dorëzuar përpara vendosmërisë së qytetarëve për të pirë duhan edhe aty ku nuk lejohet.
Penalizimi i disa subjekteve ka lënë të pa shqetësuar edhe pronarët e lokaleve, të cilët pranojnë të paguajnë një gjobë përballë fitimit që iu sjell moszbatimi i ligjit.
“Aq pimë sa i luajmë fenë. Kush na ndalon neve? S’na ndalon njeri”.
“Ikin të gjithë klientët dhe nuk pranojnë që të mos pinë duhan që të pinë një kafe shoqëruar me duhan.”
“Tavlla ne nuk vemë nëpër tavolina, kurse ata kur u çojmë kafenë e ndezin cigaren. Në fund fare e fusin në fund të filxhanit dhe ma bien mua atje, kështu që unë nuk kam çfarë t’u bëj atyre”.
Për inspektorët e shëndetësisë zgjidhja e vetme në këtë situatë është ndihma që mund të ofrojnë policia bashkiake dhe ajo e rendit publik.
“Duhet një bashkëpunim më i mirë midis nesh, me një fjalë shëndetësisë, policisë tatimore dhe policisë”.
Edhe në Durrës një nga qytetet më të mëdha në vend tymi i duhanit dallohet lehtë në brendësi të lokaleve e bareve.
“Është pjesa për shembull e veçantë çdo lokal që mundesh me ndez një cigare kur ta pish kafen, ai që e pi duhanin, por këtu lokalet akoma s’kanë ato standarde”.
“E mira është të zbatohen. Ka diçka. Mirë ai që e pi, po unë që se pi?”
Përgjigjen më të mirë pse ky ligj nuk gjen zbatim dhe ndoshta është i parakohshëm e jep ky i moshuar.
Gazetarja: Juve pse e pini?
“Më pihet”.
Ajo që vlen të themi është se nëse kjo logjikë nuk trashëgohet puna me brezat e rinj do të jetë edhe më e lehtë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!