Lajme Arkiva 2003
Zv/kryeministri Ilir Meta ka kërkuar nëpërmjet një letre në rrugë zyrtare kryeministrit Fatos Nano, mbledhjen urgjente të Partisë Socialiste, në të cilën duhen diskutuar emërimet e zv/ministrave, raporti shqetësues i OSBE dhe shkeljet e lirisë së shtypit, ushtrimi i censurës në medja. Burime nga shtypi i sotëm bëjnë të ditur se fenomene të shfaqura kohët e fundit në qeverisje po prishin imazhin e kësaj partie përpara zgjedhjeve. Emërimet e fundit të kryera në qeverisje janë bërë pa konsensusin e qeverisë socialiste, duke lënë jashtë njerëz të saj. Quhen emërime nepotike dhe familjaritet me postet qëndrore. Ndërësa reagimi i antarëve të kryesisë së Partisë Socialiste që përfaqësojnë rryma të ndryshme në këtë parti është ky.
Bashkim Fino: “Në bazë të rregullores së statutit normalisht kryetari duhet të mbledhi kryesinë brënda 10 ditëve. Unë do të doja ta shikoj njëherë letrën dhe pastaj të flas, nuk dua të jemë pragjykues as se çfarë ka thënë Meta as se çfarë do të kthejë përgjigje Nano”
Sabit Brokaj: “Që emërimet të bëhen të mira, normalisht duhet të ketë trajtim të tyre , kryesisht kanë qënë shqetësime të opozitës por gjithsesi duhen parë.”
Nderesa lideri i opozites kete perballje me letra nuk e quan zgjidhje.
Sali Berisha: “Unë jam i interesuar apsolutisht për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ky është objektivi ynë i parë dhe aspak për dacibaot që Meta dhe Nano i vënë njëri tjetrit. Në qoftë se janë gjëra parimore atëherë është diçka tjetër, nuk kam lexuar letra dhe nuk dua të komentoj një dokument të palexuar. Edhe njëherë ju siguroj se nuk janë përballjet e tyre ato që i japin zgjidhje problemeve madhore të vendit. Zgjidhjet do i japë opozita.”
Nuk dihet ende qëndrimi i kryeministrit Nano,por pritet mbledhja e forumit më të lartë drejtues të Partisë Socialiste./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!