Sot është prezantuar raporti final i akreditimit institucional të universiteteve, që lidhet me organzimin e punës. Nga 35 universitete publike dhe private, këto të fundit janë paraqitur më mirë në proçesin e akreditimit. Ndërsa nga ato publike, asnjë prej tyre s’ka marrë maksimumin e akreditimit për 6 vjet. Por, 4 privatë i kanë marrë të plota pikët. Sërisht ai i Tiranës vijon të jetë ndër më problematikët, pasi ka marrë pikët minimale dhe siguron akreditim vetëm për 1 vit. Më herët, kur u prezantua raporti paraprak drejtues i Rektoratit të Universitetit, thanë se do ta kontestojnë e do ta çojnë edhe në Gjykatën Administrative. 4 vite kanë garantuar vetëm Universiteti Publik Bujqësor dhe ai i Durrësit. Ministrja Nikolla foli për transparencë të proçesit.
Lindita Nikolla: Ligji i ri i Arsimit të Lartë pamundëson ministren e Arsimit apo këdo tjetër që do të vijë më pas, mbi vendimmarrjen e Bordit të Akreditimit. Bordi i Akreditimit ka vendimmarrjen e formës së prerë.
Inspektimet u kryen në 22 universitete private dhe në 13 publike. Akreditimi i parë lidhej me mënyrën e organizmit të punës nga ana e universiteteve. Pas kësaj etape do të nisë ajo më e rëndësishmja, që ka të bëjë me akreditimin e programeve mësimore.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!