Beogradi ka pritur protestën e radhës kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Manifestuesit kanë kërkuar më shumë sqarime nga kreu i shtetit për idetë e tij për Kosovën. Ata premtuan se do të protestojnë më shumë se një herë në javë.
Protestat e Beogradit kundër presidentit, Alleksandar Vuçiç, do të kthehën në fushatë aktive për ta sqaruar politikën që e quajnë të gabuar. Këtu në sheshin Terazije kishin dalë në fillim të luftës kundër presidentit, Sllobodan Milloshevic.
Aktori Branisllav Lleçiç, që sërish dekada më vonë udhëheq fjalimet në protesta, thotë se është koha që Serbia të ngrihet dhe ta përfundojë punën e nisur dikur. Ai ka bërë thirrje për tolerancë dhe jo dhunë me shqiptarët.
Branisllav Llecic , Aktor: “Na thua se do të paguajmë faktin që nuk pranuam idenë tënde për Kosovën dhe se do të ketë pasoja. Cfarë ideje ke patur t’i dhe për çfarë pasojash po flet Aleksandar Vuçiç? Ne jemi qytetarë që duam t’i marrim gjërat në duart tona dhe të japim kontribut. Na thuaj të vërtetën si qëndron puna?"
Protestuesit janë nisur në rrugëtimin e zakonshëm për të shprehur pakënaqësinë e tyre, por kësaj radhe ata nuk do të largohen dhe nuk do të jenë në rrugë vetëm një herë në javë.
Protestuesit arritën më vonë para presidencës dhe nën akuza për totalitarizëm u nisën drejt oborrit ku janë zyrat e presidentit duke premtuar që do t’ia arrijnë.
Presidenca ka gjetur zgjidhje që të mos afrohen shumë pranë ndërtesës duke ujitur barin tërë ditën. Aty kishin vendosur tenda dhe në planë e kanë që çdo natë të organizojnë ngjarje politike dhe debate me politikanët e opozitës. “Zona e lirë” e opozitës është nisur si ide, siç thonë, për çlirimin e Serbisë. /ABC News Albania 24/7
Ещё видео!