#inceneratore #elbasan
Dokumentet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë se Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara i ka dhënë të drejtën e përdorimit bashkive kundrejt një kontrate qiraje simbolike me vlerë 1 euro.
7 bashkitë kanë themeluar kompaninë Eco-Elb, ku pjesën më të madhe të aksioneve 52% e mban bashkia e Elbasanit, dhe bashkia e Përrenjasit, Librazhdit, Peqinit, Belshit, Gramshit dhe Cërrikut kanë 8% të aksioneve në këtë vepër.
Aktualisht inceneratori nuk punon për shkak të lëndës së parë që duhet për të vënë në punë impiantin.
Ditët e fundit bashkitë kanë arritur të miratojnë dhënien e fondeve për blerjen e 20 mijë ton naftë që të bëhet e mundur ndezja e impiantit.
Inceneratori i Elbasanit u vendos nën sekuestro me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme në datën 14 dhjetor të vitit të shkuar, disa ditë përpara se vepra që administrohej nga koncesionari t’i kalonte në pronësi bashkisë.
Zgjidhja për dhënien me qira 1 euro është gjetur si më e përshtatshmja që impianti të mos degradojë dhe të përdoret për menaxhimin e mbetjeve të zonës, për sa kohë pronarët e shpallur në kërkim, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto nuk kanë më të drejta pronësie në këtë vepër.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!