Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Moti i keq me shira të shumë ka gjunjëzuar prej 24 orësh rajonin e Sardenjës në Itali. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati, përmbytje të mmëdha e bllokimin e rrugëve në mjaft zona.
Situtata është në evolucion e Agjensia e Informacionit Ansa sapo ka shpërndarë pamje shokuese nga situata në Sardenja.
Një pjesë e rrugës shtetërore 195 që lidh qytetin e Cagliarit me komunën Capoterra, është e bllokuar. Ura mbi lumin Santa Lucia është shembur duke e bërë të pa qarkullueshme dhe duke ndarë në dysh këtë rrugë,
Gjithashtu në një pjesë të saj asfalti është carë duke provokuar një gropë të thellë disa metrash.
Zyra e mbrotjes civile ka lajmëruar dhe për orë në vijim, rrezikun e lartë hidrogjeologjik në rajonin e Sardenjës. Reshje të shumta shiu parashikohen dhe gjatë orëve të ardhshme të shoqëruara me erë të fortë e breshër.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!