Provat dhe gjurmët elektronike që la pas sulmi kibernetik Iranian në hapësirën virtuale të Shqipërisë, u identifikuan dhe hetuan me ndihmën e ekspertëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Top News kontaktoi me zëdhënësin e Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me ndihmën e mëtejshme financiare apo infrastrukturore që do të jepet për të krijuar një mburojë kibernetike.
Në përgjigjen e tij, zëdhënësi pohoi një punë të vazhdueshme në terren të qeverisë amerikane, për hetimin e sulmit të 15 korrikut, duke nënvizuar se kjo mbështetje do të vijojë.
Ndër partnerët e sektorit publik që ndihmuan në zbardhjen e krimit kibernetik, ishte njësia e Inteligjencës së Kërcënimeve të Sigurisë së kompanisë Microsoft. Vetëm pak ditë më parë, kjo kompani publikoi gjithë skemën sesi funksionin hakerat e sponsorizuar nga qeveria iraniane.
Krahas partneritetit të vazhdueshëm me Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria miratoi aderimin në protokollin e dytë të krimeve kibernetike të konventës europiane. Ky protokoll, siguron ngritjen e grupeve të përbashkëta investigative mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë në rastet e sulmeve të paprovokuara kibernetike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#DASH#Ekspertët#TopChannel
Ещё видео!