Rusia shënon të tjera humbje në terren; zyrtarët ukrainas thonë se kanë rimarrë disa fshatra pranë një qyteti të rëndësishëm në veri të Ukrainës, Kharkiv, duke i shtyrë trupat e Moskës mbrapsht drejt kufirit. Një zëdhënës i ushtrisë së Kievit tha se në duart e saj janë tashmë rajonet Cherkaski Tyshky, Ruski Tyshki, Borshchova dhe Slobozhanske. Analistë të ndryshëm ushtarakë pohojnë se fushata e ukrainasve në veri po dëshmohet në sukses dhe forcat ruse, po zbrapsen edhe atje. Think Tank-u me seli në SHBA, The Institute of War, thotë trupat ruse tani janë gjenden vetëm 10 km larg kufirit.
Ky zhvillim vjen në kohën kur zbulimi amerikan paralajmëroi se Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë. Konflikti i saj tre mujor në vendin fqinj ndodhet “në një lloj ngecjeje”, ku nuk po fiton as njëra palë, as tjetra tha gjeneral-lejtnanti Scott Berrier, kreu i Agjencisë së Zbulimit Ushtarak, para Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, i cili shtoi se deri më tani, 8 deri 10 gjeneralë rusë janë vrarë në luftën e përgjakshme. Gjatë së njëjtës seancë në Senat, edhe Drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se një fitore e Rusisë në rajonin e Donbasit, që shtrihet në pjesën lindore të Ukrainës, mund të mos i japë fund luftës.
Ne vlerësojmë se presidenti Putin po përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë, gjatë së cilit ai mund të synojë të arrijë qëllime përtej Donbasit. Putin po pret që vendosmëria e perëndimit të dobësohet me kalimin e kohës. Si rezultat i mospërputhjes së ambicieve që ai ka me aftësitë ushtarake konvencionale të Rusisë në terren, në muajt e ardhshëm mund të shohim një trajektore më të paparashikueshme dhe potencialisht përshkallëzuese.
Haines paralajmëroi gjithashtu se nëse Putin ndjen që po e humbet luftën, dhe e sheh këtë gjë si kërcënim ekzistencial ndaj regjimit të tij, mund edhe ta mendojë përdorimin e një arme bërthamore. Kjo sipas, zyrtares amerikane, do të ishte një përpjekje e dëshpëruar, e tejet e rrezikshme e presidentit rus për të penguar SHBA dhe aleatët e saj që të ndihmojnë Ukrainën.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Russia#Kharkiv#TopChannelNews
Ещё видео!