4N.al
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
#4newsalbania #vip #lajme #lajmeshqip
Lulzim Basha i është rikthyer sot fjalës në Foltoren e Kuvendit. Njohja e Gazment Bardhit si kryetar të grupit parlamentar, ka irrituar Bashën, i cili akuzoi kryeparlamentare Nikolla, se merreni merrni zvarrë përfaqësimin PD-së.
“ Sot është data 5 tetor, më datë 4 keni bërë një njoftim të ardhur nga PD. U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëparshme të PD injorohen dhe nëpërkëmbën nga ana juaj. Përkundër zotimit që bëtë publikisht edhe në këtë seancë, se pas konsultimit të rregullave do bënit publik, vendimin tuaj. Fakti është se ju s’bëtë publik asnjë vendim dhe vijoni të merrni zvarrë përfaqësimin PD-së duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës tuaj, dhe jo sipas Kushtetutës. Fshiheni pas një akti administrativ siç është rregullorja e Kuvendit, por nuk ju të drejtë që ta vononi 1 muaj. Flini për vendime të grupit parlamentar të PD, nuk ka vendime të PD-së, janë veprime të njëanshme, dihet pse i bëni sepse e doni opozitën siç doni ju. Doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, jepni fund kësaj maskarade, është detyra juaj të shpreheni. Nëse keni vendosur në kuliasat tuaja të errëta e të non grata ki guxim dhe dil e thuaj shqiptarëve që je pjesë e aleancës” tha Basha.
Ещё видео!