Rruga e Arbrit kërkon fonde të tjera shtesë nga buxheti i shtetit.
Edhe pse janë projektuar për tu dhënë 40.3 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për rrugën, ajo ende nuk është tërësisht e hapur. Buxheti i Shtetit akordoi fonde shtesë rreth 20 milionë euro pas dështimit me tunelin e Murrizit ku pas kryerjes së mbi 60% të punimeve, formacioni gjeologjik rezultoi i paqëndrueshëm, duke bërë që kompania të gërmonte në një vend tjetër.
Tashmë formacionet gjeologjike duket se kanë hapur probleme të tjera në rrugën e Arbrit, pikërisht me skarpatet në dy segmente të saj, Shkalla e Tujanit dhe Plani i Bardhë. Koncesionari në kontratën me shtetin nuk e ka përfshirë rivitalizimin dhe sistemin e skarpateve.
Kjo ka detyruar që ARRSH të gjejë një zgjidhje tjetër duke hapur katër tendera, pasi Autoriteti i Rrugëve shprehet se këto formacione gjeologjike kërkojnë zgjidhje teknologjike të reja, të cilat kontrata e mirëmbajtjes me koncesionarin nuk i përmban.
Kështu dy tendera janë për zbatim projekti dhe dy të tjera për projektim dhe supervizion. Rreth 20 milionë euro shtesë do akordohen për këto sistemime të reja. Këto tendera përveç se shtojnë kostot për Rrugën e Arbrit, tre prej tyre janë cilësuar edhe me flamuj të kuq, pasi janë s’kualifikuar të gjithë ofertuesit përveç fituesve.
Në njërën prej tenderave atë të “Sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në Plani i Bardhë”pjesmarrës ka qenë edhe vetë kompania koncesionare “Gjoka”, e cila është skualifikuar pasi është cilësuar si jo-kompetente për të kryer studime gjeologjike edhe pse është ndërtuesja e rrugës.
Afati për ndërtimin e rrugës u premtua nga qeveria të ishte me 20 prill 2022, por kjo është tejkaluar dhe pritet të zgjatet edhe më shumë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ARRSH#RrugaeArbrit#TopChannelNews
Ещё видео!