Ndërohë qe Shqipëria por edhe vende të tjerë të Ballkanit Perëndimor mbyllën hapësirën e tyre ajrore ndaj avionëve rusë pas pushtimit të Ukrainës, Serbia duket se ka shfrytëzuar bllokadën për të rritur numrin e fluturimeve drejt Moskës.
Vendet e Bashkimit Europian por edhe vendet kandidate për në BE dhe Britania e Madhe ndaluan fluturimet për të gjitha avionët me flamur rus të ulen në aeroportet e tyre ose të përshkojnë në hapësirën e tyre ajrore.
Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë përveç Bjellorusisë që nuk ka arritur të vendosë sanksione ndaj Moskës, dhe për më tepër ka rritur fluturimet midis dy vendeve.
Air Serbia po ofron 15 fluturime direkte për në Moskë, ndërkohë që përpara se Rusia të niste pushtimin e saj të Ukrainës javën e kaluar, ofronte 8 fluturime direkte.
Kjo do të thotë që fluturimet nga Rusia mund të vijnë në Serbi, dhe personat në bord mund të hyjnë më pas në Bashkimin Evropian.
Sipas të përditshmes së Beogradit, Večernje Novosti, shumica e udhëtarëve nga Evropa zgjedhin të fluturojnë drejt Rusisë me linja ajrore të mëdha përmes Lindjes së Mesme, por fluturimi tre-orësh i Air Serbia është shumë më i shkurtër.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbia#Fluturimet#TopChannel
Ещё видео!