Bletaria në Shqipëri është zhvilluar ndjeshëm sidomos që prej kohës kur nisi pandemia e Covid-19.
Ndryshe nga sa ndodh me degët e tjera të blegtorisë, bletaria në Shqipëri është rritur nga viti në vit. Në 2023-in u prodhuan rreth 5 600 ton mjaltë, në harkun kohor të 5 viteve ka një rritje me 43%.
Selim Balika prej 30 vitesh merret me mbarështimin e bletëve, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe fëmijëve.
“Ne e kemi parë si fitimprurëse faktikisht këtë punë. Punojmë gjithë familja me bletarinë. Kemi 400”.
Selimi na pohon se kërkesat më të mëdha vijnë për moshat e treta dhe fëmijët.
“Nga vitit në vit ka ardhur duke u rrit interesi për mjaltin dhe për të gjitha produktet e bletës, sepse në kohën e pandemisë shumë njerëz u shëruan me qumështin e bletës, propolisin, plus mjaltin”.
Në kohën e ndryshimeve klimatike, për ekspertët fokusi duhet vënë tek mbrotja e mjedisit, pasi bleta është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve.
“Ka nevojë që teknologjia të përmirësohet te prodhimi, dhe një nga faktorët kryesor është ruajtja e ambientit”.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i koshereve në vitin 2023 shkoi në 519 mijë, në 5 vite ka një rritje me 80%.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!