57 vite burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për 9 të pandehurit, për Inceneratorin e Elbasanit. SPAK kërkoi që ish-ministi i Mjedisit Lefter Koka, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të dënohen me nga 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht Prokuroria kërkoi 6 vite e 8 muaj burg.
Për Alqi Bllakon, Pëllumb Abeshin, Serafin Papën, Jonida Zeqon dhe Bardhyl Kabirin u kërkon nga 4 vite heqje lirie. SPAK në fund kërkon dënimin për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me 2 vite e 8 muaj burg. Për administratoren e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k Stela Gugallja, prokuroria kërkoi 7 vite burg që i ulet në 4 vite e 8 muaj heqje lirie.
Konkluzionet e Prokurorisë në seancë i dëgjoi vetëm Pëllumb Abeshi dhe Serafin Papa pasi të tjerët nuk ishin të pranishëm. Prokuroria e Posaçme arsyetoi se është shkelur ligji i prokurorimeve publike, pasi dhënia e konçensionit dhe lidhja e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k, është bërë me negocim dhe pa shpallje paraprake të njoftimit.
Organi u akuzës pretendoi se është provuar përtej çdo dyshimi arsyetimi se ishte paracaktuar që koncesioni të fitohej nga kompania e Stela Gugalljas dhe punimet të kryeshin nga kompania e Klodian Zotos.
SPAK, pretendoi se nëpërmjet lëshimit të faturave fiktive nga kompania i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 3.7 milion. Prokuroria thekson se ish-ministri Lefter Koka ka marrë para në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive. Ai ka përdorur për të fshehur burimin e të ardhurave, 4 shoqëritë të tjera tregtare të kontrolluara nga të afërm të tij.
Prokuroria kërkoi në fund konfiskimin e 88% të aksioneve që ka Lefter Koka tek kantina e verës dhe 8 apartamente në emër të shoqërive të ndryshme tregtare. Organi i akuzës dënoi edhe dy personat juridik, “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integritated Technology servis shpk”, me mbarimin e ushtimit të aktivitetit. Prokuroria kërkoi që pasuritë të tundshme dhe të patundshme në emër të tyre të kalojnë në favor të shtetit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!