#rtvora #rtvoranews
Qeveria ka vendosur të falë të gjitha gjobat e vendosura për shkeljen e rregullave të nxjerra në kuadër të masave për parandalimin e Covid 19, rikthimin e patentave dhe automjeteve të bllokuara.
Për personat që kanë kryer pagesat, do u kthehen paratë në llogari bankare. Një tjetër amnisti është dhe për qytetarët që kanë kryer punime në banesat e dëmtuara gjatë tërmeteve të vitit të shkuar dhe janë ndëshkuar me gjobë.
Të gjitha paratë e gjobave të paguara, patentat dhe makinat e bllokuara gjatë periudhës së dy tërmeteve të vitit të shkuar si dhe gjatë periudhës së karantinës do u kthehen qytetarëve. Vendimi është marrë nga qeveria pas propozimit të 3 prej ministrave të kabinetit.
Masat administrative të vendosura nga autoritetet ligjzbatuese ndaj qytetarëve do kthen deri më 15 nëntor pas miratimit të aktit normativ pas propozimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Akti normativ parashikon faljen e të gjitha masave administrative ndëshkuese, të aplikuara nga institucionet shtetërore për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nga data 17 prill 2020 deri më 7 tetor 2020.
Kjo është falja e dytë e gjobave në kuadër të situatës së pandemisë, ku qeveria i ktheu rreth 7 mijë qytetarëve gjobat e vendosura nga marsi deri në prill. Pagesa do të kalohet në llogarinë bankare të subjektit përfitues ose, në mungesë të saj, kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar qytetarit më pas.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!