Tirana dhe thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut pasditen e stome, ndërsa e njëjta situatë do të vijojë edhe nesër, madje në zonat malore do të ketë edhe reshjet dëbore, sipas Institutit të Gjeoshkencës.
Në kryeqytet reshjet filluan rreth orës 16:00, ndërsa te zona e spitaleve dhe tregu te Medreseja rruga u mbush me ujë duke sjellë edhe trafik.
Megjithatë situata paraqitet e qetë dhe pa probleme të paktën deri sonte në mbrëmje, ndërsa Emergjencat Civile kanë marrë masat për zonat malore nëse do të ketë reshje dëbore dhe bllokime.
Ещё видео!