Ka nisur zyrtarisht verifikimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në të gjitha institucionet që janë pjesë e strukturës së së emergjencave civile në vend. Kontrolli ka nisur në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave civile si dhe hallka të tjera të ministrisë së Brendshme, në ministrinë e mbrojtjes si dhe strukturat përkatëse të pushtetit vendor. Sipas burimeve me urdhër të kryetarit të KLSH Arben Shehu do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e paisjeve të emergjencave. Ky kontroll nisi pas menaxhimit të situatës së krijuar nga zjarret e shumta të rëna sëfundmi ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë. Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim pak ditë më parë nga ana e strukturës së emergjencave qëndrore civile pasi drejtori Haki Çako ndoehj me pushime. Kjo ka shkaktuar dhe një reagim nga ana e kreut të KLSH Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë. Pas rikthimit në punë të Çakos një ditë më parë ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. Gjithashtu KLSH do të auditojë dhe verifikojë në ministrinë e Brendshme, ministrinë e Mbrojtjes si dhe pushtetin vendor, të gjitha tenderat e kryera për blerje pajisjesh për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vendi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Propozimi#TopChannel
Ещё видео!