BERAT - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat mëngjesin e sotëm ku një çift të moshuarish janë hed*ur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen. Burrë e grua, Kujtim dhe Kelle Agalliu, janë gjetur në pajetë në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori". Policia bën të ditur se trupat e pajetë janë konstatuar poshtë pallatit nga një partullë rreth orës 07:00.
Nuk dihen motivet e kësaj ngjarje që çuan dy të moshuarit drejt aktit ekstrem të vetëflijimit. Burrë e grua jetonin vetëm, ndërsa mësohet se kishin një djalë në emigracion në Itali. Shqiptarja.com ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Çifti i të moshuarve janë hedhur nga një pallat në ndërtim e sipër.
Njoftimi i Policisë:
Berat
Informacion paraprak
Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.
Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre.
Ещё видео!