ELBASAN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri mes një grupi të rinjsh. Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Valas, në Elbasan. Dosja.al ka mësuar se gjashtë të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta pranë një lokali në fshatin Valas.
Si pasojë e sherrit, një prej të rinjve ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është dërguar me auto-ambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa pesë të rinjtë e tjerë, janë shoqëruar për në komisariatin e policisë.
Ещё видео!