#poste #grabites #ElisSuçi
Elis Suçi, një personazh në hije, por mjaft i njohur për policinë, u njoh me 3 masa sigurimi “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.
Ai u vu në pranga disa ditë më parë si autori kryesor i grabitjes së 1 milion lekëve në Postën Shqiptare në Kamzë në kërcënimin e armës.
Në Shkurt të këtij viti ndaj tij ishte nxjerrë një masë në mungesë për grabitjen e 100 mijë lekëve në një market.
Teksa ishte në kërkim, dy punonjës të Policisë në Komisariatin nr 5 gjatë kontrollit të territorit, konstatuan 30-vjeçarin në rrugët e Kamzës.
Ai po qëndronte me një kapuç në kokë dhe me kurrizë, tregon njëri prej punonjësvedhe sapo e kemi njohur si person në kërkim i jemi vënë në ndjekje.
Gjatë ndjekjes, Suçi ka qëlluar në drejtim të njërit prej policëve dhe më pas është larguar mes pallateve. Arrestimi i tij u bë vetëm pas grabitjes së Postës ku iu sekuestrua edhe një sasi prej 1 milionë lekësh.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!