Dekani, dy pedagogë dhe katër sekserë janë arrestuar në Elbasan për korrupsion në Universitet. Ky rrjet, i cili është mbajtur disa muaj në përgjim arrinte të merrte 200 euro për një provim.
Tetë muaj në përgjim për t’u vënë në pranga nga “Dekani” mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu u zbulua rrjeti i korrupsionit që vepronte në Universitetin ”Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Hetimet e Prokurorisë nisën në shtatorin e vitit të kaluar dhe sipas burimeve të ABC Neës, një student ishte infiltruar brenda grupit që merrnin para për nota kaluese.
Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin pedagogët merrnin 200 Euro për një provim.
Në pranga përfunduan shtatë persona, tre pedagogë dhe katër sekserë.
Mes tyre u arrestua Dekani i Universitetit Albert Riska dhe shefja e departamentit të Gazetarise Elvira Lumi, pedagogia Erjola Çalja.
Policia njoftoi qe arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit Gjykatës së Shkallës Parë në Elbasan, e cila caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.
Personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentët gjatë sezoneve të provimeve.
Menjëherë pasi policia njoftoi për arrestimin e tyre, Universiteti bëri publik pezullimin nga detyra të Riskës, Lumit dhe Çalës. /abcnews.al
Ещё видео!