Referimi në SPAK i veprave penale që lidhen me korrupsionin apo dhe vepra të tjera penale, nga ana e institucioneve publike, pësoi një rënie me 40 përqind në vitin 2023. Kështu u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani këtë të enjte, gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e Prokurorisë së Posaçme.
“Referimet nga institucionet publike në vitin 2023 kanë pësuar një rënie prej 40 përqind krahasuar me vitin 2022. Përjashtuar Policinë e Shtetit e cila ka pasur rolin e saj në referimin e veprave penale të ndryshme, institucionet e tjera të cilat edhe ato pjesë të detyrave dhe kompetencave të tyre kanë edhe luftën kundër korrupsionit. Dhe kur them institucionet e tjera, qoftë ato të nivelit qendror, por edhe ato të nivelit lokal, nuk referojnë në Prokurorinë e Posaçme vepra penale me natyrë korruptive, apo dhe vepra të tjera penale”./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!