Shërbimi Sekret Federal i SHBA-së ka konfirmuar një zbulim nga rrjeti NBC se hakerat kinezë kanë vjedhur dhjetëra miliona dollarë që nga viti 2020, të destinuara për mbështetjen financiare të të prekurve nga pandemia Covid-19.
Grupi i hakerëve kinezë është i njohur për agjencitë e sigurisë kibernetike si APT41 ose Winnti, i cili besohet të jetë përgjegjës për shumë sulme kibernetike dhe thuhet se ka mbështetjen e qeverisë kineze.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuzaj ndaj disa anëtarëve të këtij grupi aktiv kriminal në 2019 dhe 2020 për spiunazh në mbi 100 kompani, ndër to kompani që prodhojnë programe kompjuterike, kompani telekomunikacioni, firma të mediave sociale, si dhe prodhues të lojërave elektronike.
Në atë kohë, ish-Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Jeffrey Rosen ka reaguar duke thënë se ishte zgjedhje që Kina të shndërrohej në një një strehë të sigurtë për kriminelët kibernetikë.
Ndërkohë në kundërpërgjigje, Ambasada kineze në Uashington deklaroi se Kina gjithnjë ka ka kundërshtuar me vendosmëri dhe ka goditur të gjitha format e vjedhjeve dhe piraterisë kibernetike.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#TopChannel
Ещё видео!