Lajme arkiva 2006
Sabit Brokaj: “Mua nuk më duket se po afrohet marrëveshja për arsye se që të afrohet marrëveshja duhej medoemos që të kishim rënë në një mëndje, pra dakord për shumicën e pikave dhe të mbetej ndonjë që në fund të zgjidhej fjala vjen.”
Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim Sabit Brokaj thotë, që shumica është ajo që po kthen diskutimin mbrapa por duket se Majko i socialistëve është më i kursyer në kritika të mazhorancës për këtë problem.
I kontaktuar në linjë telefonike Majko thotë, se do të respektohet kompromisi për të mos zbardhur detaje për paradites së hënë.
Ndërkohë burime nga selia rozë bëjnë të ditur se në kampin e socialistëve ka dy qëndrime të ndryshme për marrëveshjen që duhet të arrihet mbi ndryshimin e rregullores. Sekretari i përgjithshëm Majko duket të jetë më i pritur në dukje të një formule kompromisi me mazhorancën për rregulloren, ndërsa përfaqësues të linjës tjetër insistojnë tek rikthimi i kutisë së votimit.
Votimi me kuti ose elektronike është bërë shkak për debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës për javë të tëra, derisa u mbërrit në mbledhjen e një ditë më parë të Këshillit të Rregullores ku kishte propozime konkrete nga palët.
Sabit Brokaj: “Pavarësisht nga disa veprime taktikisht të dobishme të opozitës për të ardhur te zgjedhja shumica qëndron në pozicionin e vetë. Janë të gjitha lëvizjet e saj vetëm që tregojnë kthimin mbrapsht në çdo hap që bëhet drejt zgjedhjes dhe këmbënguljen për të mbetur në variantin më të vjetër./tvklna.al
Gazetare: Sonila Agostini
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!