TIRANE - Xhuliano Malo, 17-vjeçari i arrestuar pas vrasjes së efektivit të RENEA-s më 24 qershor në Lazarat do të qëndrojë në burg. Këtë masë sigurie vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj Malos të cilin Prokuroria e akuzon për vrasje me dashje të efektivit të policisë, vrasje e mbetur në tentativë, posedim e trafikim narkotikësh si dhe armëmbajtje pa leje.
Seanca ndaj 17-vjeçarit është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa burime për A1Report thanë se Malo i ka qëndruar deklarimeve të dhëna më parë tek prokurorët se gjithçka që ndodhin mëngjesin e të mërkurës në Lazarat ishte planifikuar prej 6 muajsh dhe sipas deklarimeve të tij janë vëllezërit Arbjon e Alban Aliko që kanë nxitur grupimin e të rinjve të sulmojnë efektivat blu.
Një burim pranë grupit hetimor sqaroi për A1Report se gjatë takimeve që të rinjtë bënin në fshat për të ndërtuar planin e kundërshtimit me armë të policisë në drejtimin e vëllezërve Aliko, ata inspiroheshin dhe me filmin “Mbreti i kokainës” kushtuar mafiozit kolumbian Pablo Eskobar.
Xhuliano la ambientet e gjykatës dhe tashmë do të vuajë masën e arrestit në qelitë e burgut 302 ku pritet të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve.
Ещё видео!