Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka shkuar së2 bashku me ushtarët ukrainas në pikën kufitare me Rusinë në afërsi të Mariupolit në juglindje të vendit.
Duke mbajtur me vete pajisje mbrojtëse siç është helmeta dhe jeleku anti-plumb, Baerbock së bashku me komandantin e ushtrisë ukrainase shkoi për t’u bindur për rrezikun e konfliktit mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.
“Bëhet fjalë për një ndjenjë depresive dhe imazh shumë depresiv. Mund të ndjeni se çfarë ka ndodhur këto para disa viteve. Njerëzit kanë humbur gjithçka çfarë kanë pasur. Lodrat e fëmijëve akoma janë në rrugë, e kjo tregon se në mes të Evropës po zhvillohet luftë”, tha Baerbock.
Ministrja gjermane gjatë vizitës edhe një herë theksoi se konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë mund të zgjidhet rrugëve diplomatike, dhe se aktivitetet e saj në Kiev kanë pikërisht këtë qëllim.
Ajo tha se evropianët, nuk kthejnë shpinën dhe se nuk do i harrojmë njerëzit, fati i të cilëve rrezikohet në këtë konflikt. Qëndrojmë pranë Ukrainës”, tha shefja e diplomacisë gjermane.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusi#Ukraine#TopChannel
Ещё видео!