[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kreu i Prezencës së OSBE-së Bernd Borchardt kritikoi luftën kundër korrupsionit të cilën e quajti të pamjaft7ueshme. Në konferencën për masat antikorrupsion, ambasadori akuzoi edhe Prokurorinë për mungesë të hetimeve për krimet zgjedhore.
“Rastet e shitblerjes së votës janë referuar në prokurori, ku janë dënimet? Për problemet e zgjedhjeve, komuniteti ndërkombëtar ka rekomanduar vendosjen e një kornize ligjore për financimin e partive politike për të vendosur një sistem efektiv dhe të përgjegjshëm, ku jemi në këtë pikë?. Reforma në Drejtësi është tepër e rëndësishme, por jo gjithçka. Korrupsioni është kërcënim për qytetarët, Shqipëria duhet të bëjë më tepër.”
Ambasadori italian Cutillo, tha se korrupsioni mbetet kërcënim real për vendet e Ballkanit dhe se është në dorë të Shqipërisë të tregojë rezultate.
“Korrupsioni nuk është çështje vetëm e Shqipërisë, por një fenomen ndërkombëtar, sidomos në këtë rajon është një kërcënim për të gjitha shoqëritë. Është në dorë të Shqipërisë të vazhdojë të mbështetet mbi progresin e bërë deri tani dhe të konsolidojë sistemin duke ofruar rezultate bindëse dhe të forta, sidomos në kuadrin e anëtarësimit në BE. Masat antikorrupsion duhet të integrohen në të gjitha proceset dhe axhendat politike.”
Lufta kundër korrupsionit të çdo lloji është një ndër kriteret që Brukseli i ka vendosur Shqipërisë, në procesin e integrimit.
Ещё видео!