Sali Berisha doli përpara mediave për të falenderuar NATO-n, e cila tha se ka kundërshtuar masterplanin e portit të ri tregtar të Porto Romanos, pasi projekti nuk i përmbahej kapaciteteve të aleancës për ankorimin e mjeteve. Sipas kreut të demokratëve në këtë mënyrë NATO-ja rrëzoi përpjekjet e Kryeministrit për të mashtruar me mega-aferën e portit të Durrësit.
“Falënderoj aleancën për qëndrimin e saj në mbrojtje të interesave jetike të shqiptarëve dhe dizaprovimin e hapur të projektit të mashtrimit të Porto-Romanos, me të cilin Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe NATO-n. Janë një përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e aleancës, për të mbuluar vjedhjen e madhe të tmerrshme që po i bëhet pronës publike të shqiptarëve”.
Teksa akuzoi kryeministrin se qëndron pas kësaj afere, Berisha nuk kurseu kritikat edhe në adresë të presidentit.
“Në çdo vend, në këtë situatë, kreu i shtetit do kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë aferë mafioze që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder me pronat publike të shqiptarëve dhe të kërcënojë sigurinë e Shqipërisë dhe të NATO-s për aq sa portet e Shqipërisë kanë rëndësi strategjike për aleancën”.
Akuzat ndaj Kryeministrit nuk i ndali as nga Prrenjasi ku kërkoi votën për kandidaten e koalicionit Bashkë Fitojmë, Suzana Topi.
“Mashtrues cinik. Miratoi ligjin në komisione dhe mbylli parlamentin, vetëm e vetëm për të mashtruar qytetarët. I them këtu para jush, urdhëro zotrote, nesër ligjin në parlament dhe ta votojmë, por nuk e bjen. Se është një mashtrues i paskrupullt ndaj të gjithë qytetarëve”.
Sali Berisha bëri thirrje që këto 10 ditë që kanë mbetur nga fushata elektorale të punohet me çdo qytetarë për të votuar ndryshimin.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!