Mëngjesi i së dielës ka rikthyer reshjet e dëborës në veri të vendit. Në Dibër dhe Bulqizë trashësia e saj ka arritur ne 5 centimetra ndërsa në zonat e thella arrin deri në 15 centimetër. Akset rrugore deri tani janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
Më problematike, situata është në qarkun e Kukësit, ku dëbora në disa zona arrin deri në 20 centimetra. Rrugët nacionale aktualisht janë të kalueshme.
E bllokuar është vetëm Njësia Administrative Arrën në Bashkinë Kukës ku lartësia borës shkon 30 centimetra. Shumë zona të thella të bashkive, Kukës, Has dhe Tropojë kanë probleme me furnizimin me energjinë elektrike.
Probleme me energjinë raportojnë edhe disa lagje të qytetit të Kukësit. Sipas sinoptikanëve kjo javë e dytë të Prillit do të ketë mot te paqëndrueshëm madje dhe ulje të temperaturave me 3-4 gradë. Në zonat malore termometri do të shënojë edhe vlera negative.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!