Patate me perime dhe vezë në furrë
Përbërësit:
600 gr patate
2 kunguj
2 speca miks
1 kokërr qepë
2 qepë të njoma
3 thelpinj hudhra
200 gr proshutë pule
6 kokrra vezë
200 ml krem pana
Kripë dhe piper i zi
150 gr djathë
Përgatitja:
Lajmë patatet dhe i vendosim për të zierë për 20 minuta i qërojmë dhe i presim në kubikë mesatarë. Në një tigan me pak vaj kavardisim qepën, specat dhe kungullin në kubikë. I trazojmë derisa qepa të ulë volumin dhe i shtojmë në një tas ku i bashkojmë me patatet në kubikë. Shtojmë dhe proshutën në kubikë dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri.
Rrahim vezët e plota, kripë, piper të zi, kremin pana. Nivelojmë perimet në tepsi i spërkasim me vezë dhe krem. Mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.
Ещё видео!