Copyrighted by News24 Albania
Nje dite pas mbledhjes se Asamblese dhe ndryshimeve ne radhet e saj, duke nisur nga sekretariati, PS ka mbledhur sot Kryesine. Pas mbledhjes se sotme te Kryesise se PS, Sekretarja për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat, Elisa Spiropali ka informuar mediat lidhur me ate qe u vendos ne mbledhje.
“Ndryshe nga opozita që betejën parlamentare ka vendosur ta bëjë në hotele me 5 yje, ne betejën tonë në PS në grup dhe qeveri kemi vendosur ta fokusojmë te njerëzit. Sot kemi një PS dhe një grup parlamentar kompakt për vizionin qeverisës, në bashkëqeverisje me qytetarët, kështu e kemi fituar betejën në koalicion me qytetarët dhe kështu do ta vazhdojmë”- tha ajo.
Pyetur nëse pas paralajmërimit të Ramës për vendorët është vendosur diçka sot ën Kryesia, ajo ka theksuar: “Krerët e bashkive dhe ekipet e tyre do të jenë në territor, pastaj do bëhet analizë për qeverisjen lokale në gjithë territorin”- tha ajo.
Pyetur nëse është zyrtarizuar një vendim për përjashtimin e deputetit të PS-së, Gjetan Gjetani, për të cilin dha lajmin dje live kryeministri Rama, Spiropali u përgjigj: Nuk është kompetencë e kryesisë kjo. U diskutua në Asamble dhe ajo cështje u mbyll aty dhe pas largimit të gazetarëve ne votojmë formalisht për të gjitha vendimet e Asamblesë.
Partia Socialiste ka bërë një formatim të plotë të sekretariatit të saj, duke sjellë emra të rinj dhe duke bërë një ndarje më të mirë të detyrave. Në mbledhjen pa praninë e mediave, kryetari i Asamblesë Kombëtare, Taulant Balla, lexoi emrat e rinj të sekretarëve. Bie në sy përfshirja në sekretariat e zv.kryeministres Senida Mesi, si sekretare për Burimet Njerëzore, post që në 2016 e mori Musa Ulqini.
Ещё видео!