Policia e Matit ka shpallur në kërkim një 31 vjeçar, që akuzohet se ka mbajtur me forcë në banesën e tij një 14-vjeçare për disa orë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Frankth të bashkisë së Matit. Policia thotë se pas informacioneve të marra në rrugë informative, se një shtetas po mbante në banesën e tij, një të mitur pa dëshirën e saj ka organizuar punën dhe ka mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për arrestimin e autorit.
Autori, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.
Policia vijon punën për kapjen e tij, ndërsa po hetohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ku është marrë në pyetje edhe e mitura.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Mat
Ещё видео!