Kryeministri Edi Rama ndodhet në një kurs përplasje me Mbretërinë e Bashkuar pas akuzave të ashpra ndaj zyrtarëve dhe deputetëve britanikë për përhapjen e ksenofobisë ndaj emigrantëve shqiptarë
Në një reagim, zyra e kryeministrit Rishi Sunak i dërgoi një mesazh kreut të qeverisë shqiptare duke i kujtuar zotimet dy palëshe për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qënieve njërëzore.
Zyra e kryeministrit britanik thotë në një deklaratë, se Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën vendi ynë për të ndaluar kontrabandistët e njerëzve.
“Në mbështesim bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku”, ka thënë zëdhënësja e kryeministrit Rishi Sunak.
Reagimi erdhi pasi Rama dënoi ashpër deklaratën e sekretares së Brendshme britanike, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë ilegalisht në Britani si kriminelë që po pushtojnë vendin.
Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka pohuar se ajo do të trajtojë “pushtimin” nga emigrantët me politikat e saj të reja, duke shkaktuar reagime të mëdha për gjuhën e përdorur.
Me tone të ashpra ndaj qeverisë së Sunak, Rama tha se po tenton të mbulojë politikat e dështuara, duke shenjëstruar shqiptarët e duke përhapur ksenofobi. Rama qortoi Britaninë gjithashtu edhe nga samiti i Procesit në Berlin, ku tha se Britania duhet të marrë shembull nga Gjermania në mënyrën se si i trajton refugjatët shqiptarë.
Shqetësimet për emigrantët që vinin nga Shqipëria shpërthyen pas një paralajmërimi të lëshuar nga deputeti Dan O’Mahoney.
“Dy vite më parë, 50 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla, vitin e kaluar ishin 800 dhe këtë vit deri më tani janë 12,000 nga të cilët rreth 10,000 janë meshkuj të rritur beqarë”, tha deputeti.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rama#TopChannel
Ещё видео!