#rrezedielli #reportTV
Gjellë me bizele dhe makarona
300 gr makarona fidhe /spageti të holla
250 gr bizele
1 qepë
2 karrota
1 patate
200 gr salcë domate
1 litër ujë
2 lgj djathë i fortë
Sallam turist FIX
Kripë, piper
Qepën e grirë e kaurdisim me yndyrë duke e zbutur me pak kripë. Shtojmë karrotat dhe pataten të prera në kubikë, sallamin turist dhe salcën e domates. Bëjmë një përzjerje dhe masën e mbulojmë me ujë. Në momentin që merr valë shtojmë makaronat dhe bizelet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund bëjmë një spërkatje me djathë të grirë kaçkavall.
Ещё видео!