Tanket ruse hynë në errësirë në Ukrainën lindore pa gdhirë dita e martë, duke pretenduar se janë në një mision paqeruajtës dhe me qëllimin për të mbrojtur dy republikat e vetëshpallura, të cilave Moska u dha formë tetë vite më parë dhe që tashmë i njohu si shtete të pavarura. Por, pas fjalimit të tij luftarak që zgjati 56 minuta, gjatë të cilit udhëheqësi rus mohoi edhe vetë ekzistencën e një vendi të quajtur Ukrainë, pak njerëz në Kiev kishin ndonjë dyshim se autokolonat e tankeve herët apo vonë do të shkojnë përtej rajonit Donbas të Ukrainës dhe se vendimi i Putin për të njohur pavarësinë e republikave separatiste të Donjetskut dhe Luhanskut ishte vetëm parathënia e një aksioni më të gjerë ushtarak. Në traktatet e miqësisë që Putin nënshkroi me republikat separatiste, Moska angazhohet se do të mbrojë kufijtë e tyre. Zyrtarët e Kremlinit nuk dëshiruan të qartësonin se ku fillojnë dhe ku mbarojnë kufijtë e republikave separatiste, apo nëse territori i tyre përfshin të gjithë rajonin e Donjetskut dhe Luhanskut apo vetëm territorin që ato mbajnë aktualisht nën kontroll ushtarak, që në realitet është më pak se gjysma e rajonit të Donbasit. I pyetur nga gazetarët në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, shmangu qartësimin e kësaj çështjeje. Kur u pyet nëse qyteti port Mariupol, aktualisht nën kontrollin e forcave ukrainase, konsiderohet si pjesë e republikave të reja, ai tha: "Nuk kam asgjë për të shtuar". Diplomatët perëndimorë dhe banorët në Donjetsk konfirmuan shfaqjen e tankeve ruse gjatë orëve të para të së martës. Forcave ukrainase përgjatë frontit në lindje të vendit u janë dhënë urdhëra të prerë që të mos i përgjigjen mortajave dhe goditjeve me artileri, të cilat janë shtuar së tepërmi gjatë javës së fundit, thonë vëzhguesit e pavarur. Zyrtarët ukrainas mendojnë se përplasjet mund të shfrytëzoheshin si justifikim për një ndërhyrje më të madhe ushtarake nga Rusia.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Tanket#Ukrainë#TopChannel
Ещё видео!