Miliarderi amerikan, Jeff Bezos, do të udhëtojë këtë të martë në hapësirë me anijen raketë të ndërtuar nga kompania e tij, Blue Origin. Ai do të jetë I shoqëruar nga vëllai i tij, Mark, një pilote 82-vjeçare, Wally Funk si e ftuar nderi, dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen. Fluturimi i tyre do të zgjasë vetëm 11 minuta.
“Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”, tha Bezos për mediat.
Ndër të tjerash ai shtoi se kjo ishte një gjë që kishte dashur gjithë jetën që ta bënte. Bezos ka themeluar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin në vitin 2000, për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor. Blue Origin pritet të nisë shitjen e biletave shpejt pas fluturimit të Bezos, por kompania nuk e ka zbuluar ende sa është kostoja e një udhëtimi në hapësirë.
Bezos është njeriu që qëndron pas amazon.com, biznesit më të madh të shitblerjeve online në botë.Ai është njeriu që revolucionarizoi mënyrën se si porosisim sot. Praktikisht Bezos shtroi rrugën drejt blerjeve online edhe sipërmarrësve të tjerë drejt industrisë gjigande të botës së e-commerce. Madje sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e tij neto kap vlerën marramendëse të 186.2 miliardë dollarëve.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#JeffBezos#BlueOrigin#TopChannel
Ещё видео!